image Ekskluzive: Ky është i dyshuari i katërt që u arrestua për granatën para ordinancës “Medica”

Ekskluzive

Ekskluzive: Ky është i dyshuari i katërt që u arrestua për granatën para ordinancës “Medica”

news image

Gazeta Sinjali mëson ekskluzivisht se është arrestuar edhe i dyshuari i katërt në lidhje me rastin e granatës së lënë më 24 maj 2025 para ordinancës “Medica” në lagjen Ulpianë – Prishtinë, që kishte për cak mjekun Afrim Veliu.

Burime të Sinjalit bëjnë me dije se bëhet fjalë për Ilir Gjeli, 50-vjeçar i cili dyshohet se ka shtyrë të tjerët për të kryer veprën penale “Kanosja”, duke organizuar dhe nxitur vendosjen e një granate dore F-1 pranë hyrjes së ordinancës private.

Pas disa ditësh në arrati, Gjeli është paraqitur vetë në Njësinë e Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë më 18 qershor 2025, ku është intervistuar dhe më pas ndaluar për 48 orë me vendim të Prokurorit të Shtetit.

Ndaj tij po zhvillohen hetime për veprën penale “Shtytja në kryerjen e veprës penale Kanosja”.

Tre të dyshuarit e tjerë – Burhan Mavriqi, Arbnor Shala dhe Dashnim Alimoviq – ishin arrestuar më herët, ndërsa për ta Sinjali ka raportuar ekskluzivisht ditët e fundit.

Rasti i rëndë ka tronditur opinionin publik, pasi granata e gjetur ishte funksionale, por pa mekanizëm ndezës, dhe ishte vendosur në hyrje të një objekti shëndetësor.

Veprimet hetimore janë duke vazhduar në koordinim me Prokurorinë e Prishtinës, ndërsa Sinjali do të sjellë detaje të reja në vijim.

Lexo edhe:

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/