image Ekskluzive: Ky është i dyshuari që plagosi me armë një person në Prishtinë

Siguri

Ekskluzive: Ky është i dyshuari që plagosi me armë një person në Prishtinë

news image

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sot në fshatin Drenoc në Prishtinë, ku një person është plagosur nga arma e zjarrit, pas një incidenti të ndodhur, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht emrin e të dyshuarit që plagosi një personin tjetër në Drenoc të Prishtinës, bëhet fjalë për Leonit Berisha.

Për momentin nuk dihen motivet që kanë çuar deri tek të shtënat me armë.

Ndërkaq, njësitet policore tashmë kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer procedurat e nevojshme.

Sinjali do t’iu mbajë të informuar për çdo risi nga ky rast.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/