image Ekskluzive: Ky është i burgosuri që u arratis dhe e shijoi lirinë 10 muaj, arrestohet nga Policia në Gjilan

Siguri

Ekskluzive: Ky është i burgosuri që u arratis dhe e shijoi lirinë 10 muaj, arrestohet nga Policia në Gjilan

news image

I burgosuri që u arratis në korrik të vitit të kaluar nga Spitali i Gjilanit, ku ishte dërguar për trajtim është arrestuar gjatë ditës së djeshme. 41-vjeçari ka arritur të qëndrojë në arrati dhe gjatë kësaj kohe dyshohet se ka kryer sërish një vepër penale, raporton Gazeta Sinjali.

Policia ka njoftuar se pas arrestimit, te i dyshuari është gjetur një sasi e substancës së dyshuar narkotike e llojit hashash.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se i burgosuri që ra në prangat e Policisë është Muhamet Gashi.

Ndaj tij është iniciuar rasti edhe për posedim të narkotikëve, teksa hetimet për dy raste të kanosjes që i ka kryer gjatë kohës sa ka qenë më arrati po vazhdojnë.

“Më 16.05.2024 njësitet policore kanë arritur ta arrestojnë të dyshuarin mashkull kosovar i cili ishte në arrati. Gjatë kohës sa ka qenë në arrati ndaj të dyshuarit janë iniciuar dy raste për kanosje ndaj dy viktimave kosovarë. Gjatë kontrollit tek i dyshuari janë gjetur në posedim dhe konfiskuar 38.92 gr. substancë e dyshuar narkotike e llojit hashash, për qka dhe është hapur rast i veçantë. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.” – ka njoftuar Policia.

Ndryshe, si pasojë e arratisjes së tij, dy oficerët Valon Kryeziu dhe Mensur Begisholli, zyrtarë të Qendrës së Paraburgimit në Gjilan, ishin pezulluar nga puna, nën dyshimin dyshohen se kanë keqpërdorur detyrën e tyre zyrtare në këtë rast.

/GazetaSinjali/