Posedimi i armëve ilegale dhe përdorimi i tyre është shndërruar në një dukuri shqetësuese, që po cenon sigurinë publike. Incidente të tilla ndodhin në hapësira të ndryshme. Kështu ka ndodhur me një rast në Jug të Mitrovicës, raporton Gazeta Sinjali.
Siç merr vesh Gazeta Sinjali, Policia ka arritur të identifikojë një person që kishte gjuajtur me armë zjarri në prani të zyrtarëve policorë.
Gazeta Sinjali mëson se i dyshuar për rastin është: Ramadan Fejzullahi, i cili është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor, ku edhe është intervistuar.
Policia tek i njëjti ka sekuestruar një pistoletë me karikator dhe pesë fishekë.
Me t’u përfunduar procedurat policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit ndaj tij në drejtim të dy veprave penale “Përdorim i armë” dhe “Armëmbajtje pa leje”.
I dyshuari është dërguar në mbajtje.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.