Një ngjarje e rëndë ka ndodhur natën e mbrëmshme në Prizren, në lagjen Bazhdarhane, ku një person ishte gjetur i shtrirë në tokë. Ai kishte marrë lëndime të rënda si pasojë e therjes me thikë. I riu ka vdekur pas disa orësh në QKUK si pasojë e plagëve të marra, raporton Gazeta Sinjali.
Gazeta Sinjali mëson se i dyshuari që është arrestuar për rastin që tronditi Prizrenin është: Enes Enver Ay, rreth 24-vjeçar, shtetas turk.
Ky i fundit dyshohet se e theri me thikë Auron Thaqin, 26-vjeçar, i cili vdiq pas lëndimeve të rënda që mori.
Lajmin e vdekjes së tij e ka konfirmuar Policia, e cila ka njoftuar se i riu ka vdekur në QKUK.
“Sot me datë 07.07.2024 rreth orës 21:00 nga reparti intenziv i QKUK-s policia është njoftuar se viktima A.Th., mashkull, 26 vjeçar ka ndërruar jetë”.
I dyshuari pas intervistimit me urdhër të Prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.