Burime të Sinjalit bëjnë me dije se personi i arrestuar për rastin e vjedhjes së identitetit dhe mashtrimit me faqe të rreme në emër të bamirësisë është Qëndrim Ibrahimi, 27-vjeçar.
I njëjti dyshohet se, në bashkëpunim me Sebahudin Ibrahimin, Mergim Gashin dhe Shkëlzen Ibrahimin, ka përdorur identitetet e disa të rinjve, përfshirë Lorik Latifin dhe Florian Vishin, për të mashtruar qytetarë përmes një faqeje në rrjete sociale të quajtur “Dora e Besimtarit”, e cila simulonte aktivitete bamirësie, si ndërtimi i bunarëve dhe ndihma për raste sociale.
Në realitet, të gjitha të hyrat shkonin në përfitim personal të të dyshuarve, ndërsa emrat dhe fotot e “organizatës” ishin të bazuara në identitete të vjedhura.
Pas konsultimit me prokurorin kujdestar, ndaj Qendrim Ibrahimit është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, ndërsa hetimet janë në vazhdim për kapjen e tre të dyshuarve të tjerë që ende nuk janë vënë në pranga.
Sinjali do të publikojë ekskluzivisht edhe informacione të tjera për këtë rast në zhvillim.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.