image Ekskluzive: Ky është i arrestuari për plagosjen në Fushë Kosovë, e qëlloi me armë një grua

Siguri

Ekskluzive: Ky është i arrestuari për plagosjen në Fushë Kosovë, e qëlloi me armë një grua

news image

Të shtëna me armë janë dëgjuar mëngjesin e sotëm në Bresje të Fushë Kosovës, ku një person është plagosur. Viktima që u plagos është një grua, e cila tashmë është transportuar në QKUK, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se i dyshuari është Idriz Alija.

Rasti sipas informacioneve të para ka ndodhur te tregu në Bresje.

E përditësuar:

Burimet e Sinjalit brenda Emergjencës kanë bërë me dije se viktima ka plagë në kokë, abdomen e në njërin krah, ku u qëllua me armë zjarri nga burri i saj.

Rasti sipas informacioneve të para ka ndodhur te tregu në Bresje dhe akoma s’dihen motivet e ngjarjes.

I dyshuari është arrestuar dhe tashmë është shoqëruar në stacion policor për procedurat e mëtejme.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/