image Ekskluzive: Ky është i arrestuari nga Fast Kosova, i kërkuar për vrasjen e një 85-vjeçari në Gjermani

Siguri

Ekskluzive: Ky është i arrestuari nga Fast Kosova, i kërkuar për vrasjen e një 85-vjeçari në Gjermani

news image

Policia e Kosovës, njësiti FAST Kosova, në asistim me FIT-in, ka arrestuar sonte në Mitrovicë një person i cili po kërkohej me urdhër arrest ndërkombëtar nga shteti gjerman, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se i dyshuari që u prangos është 27-vjeçari Granit Vallqi, i kërkuar nën dyshimin për kryerjen e veprave penale “Vrasje” dhe “Grabitje”.

Vallqi dhe një person tjetër dyshohen për vrasjen e një 85-vjeçari në Gjermani, më 7 shtator të vitit 2023.

Policia gjermane e ngarkon Vallqin dhe shtetasin libanez i moshës 28 vjeçare, Hassan Issa, për grabitjen e 85 vjeçarit dhe sulmin dhe rrahjen brutale e cila rezultoi me vdekjen e tij.

Lajmi për arrestimin e tij është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

“Me urdhër të Prokurorit Kujdestar për Krime të Renda i dyshuari tani më i arrestuar, me iniciale (G. V.) viti i lindjes (1997) dërgohet në ndalim policor për 48 orë për të vazhduar me procedura tjera të parapara për raste të tilla. 

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe autorizimeve ligjore në parandalimin dhe luftimin e të gjitha llojeve të krimit, përderisa angazhime aktive janë duke u realizuar dhe do të realizohen në vazhdimësi edhe në fushën e bashkëpunimit policor ndërkombëtar.”

/GazetaSinjali/