image Ekskluzive: Ky është i arrestuari i tretë për vrasjen e Liridona Murselit, është pjesëtar i FSK-së

Siguri

Ekskluzive: Ky është i arrestuari i tretë për vrasjen e Liridona Murselit, është pjesëtar i FSK-së

news image

Një person i tretë është arrestuar në lidhje me rastin e vrasjes së Liridona Murselit që ndodhi orët e vona të së mërkurës.

Sinjali mëson ekskluzivisht se i arrëstuari është Kushtrim Kokalla – pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Prishtinë konfirmoi arrestimin e Naim Murselit dhe një personi tjetër lidhur me vrasjen e Liridona Murselit.

Sipas prokurorisë, është sekuestruar edhe arma me të cilën dyshohet se është kryer vepra.

“Prishtinë, 1 dhjetor 2023 – Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se në koordinim me Policinë e Kosovës, në vazhdën e veprimeve hetimore të ndërmarra në mënyrë intensive, lidhur me rastin e dt. 29.11.2023, i cili është vlerësuar fillimisht si “grabitje me pasoja të vrasjes”, ku ka mbetur e vdekur një grua, ka rezultuar me arrestimin e dy të dyshuarve të përfshirë në këtë rast. Sipas urdhëresës së Prokurorit të Shtetit dhe me aprovim të gjyqtarit të procedurës paraprake, Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme të Prishtinës, në kuadër të Policisë së Kosovës, kanë realizuar bastisje në dy lokacione në Gjakovë, me ç’ rast nga ky aksion janë arrestuar personat G.P. (dorasi) dhe N.M. (bashkëshorti i viktimës), të dyshuar në vrasjen e viktimës, si dhe është sekuestruar arma e cila dyshohet të jetë përdorur në këtë rast”, thuhet në njoftim.

Hetimet e vazhdueshme të Policisë zbardhën detaje nga skena e krimit, kështu duke rënë në pranga vetë Murseli si dhe i dyshuar tjetër, i cili siç merr vesh Sinjali nga burimet e veta është Granit Plava.

Sipas informacioneve të para, bazuar në dëshminë e të dyshuarit për vrasjen e Liridona Murselit, i njëjti është paguar nga bashkëshorti i saj, tashmë i arrestuar, Naim Murseli.

Sinjali po ashtu mëson se Granit Plava është bashkëfshatarë me Naim Murselin, i cili për ta kryer vrasjen dyshohet se u pagua 30.000 euro nga Murseli.

/GazetaSinjali/