image Ekskluzive | Ky është i arratisuri që dyshohet për tentim vrasjen e Ilirjan Bytyqit në Prizren

Siguri

Ekskluzive | Ky është i arratisuri që dyshohet për tentim vrasjen e Ilirjan Bytyqit në Prizren

news image

Një përleshje e dhunshme mes disa personave ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të djeshëm në rrugën “Gazmend Zajmi” në Prizren, ku një person ka mbetur i lënduar rëndë. Dy të dyshuar janë përfshirë në këtë incident dhe tashmë njëri prej tyre është kapur, ndërsa tjetri është arratisur.

Siç raportoi Sinjali ekskluzivisht të hënën, viktimë e këtij rasti është Ilirjan Bytyqi, 39 vjeçari nga Prizreni me të kaluar kriminale.

Bytyqi është emër i njohur për organet e rendit, pasi edhe herë të tjera ka qenë i përfshirë në përleshje fizike.

Ndërsa dy të dyshuarit që po hetohen për tentim vrasje janë Elvis Kastrati, 29 vjeçar dhe Burim Hasanaj, 36 vjeçar.

Pas kontrolleve, Policia ka arritur të ndalojë Hasanajn, ndërsa Kastrati vazhdon të jetë në arrati dhe Policia është në kërkim të tij.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj Hasanajt është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

FOTO: I dyshuari Elvis Kastrati dhe viktima Ilirjan Bytyqi

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/