image Ekskluzive: Ky është hajni i armatosur që u kap nga Policia në Deçan, i kërcënoi zyrtarët policorë me vrasje

Siguri

Ekskluzive: Ky është hajni i armatosur që u kap nga Policia në Deçan, i kërcënoi zyrtarët policorë me vrasje

news image

Siguria publike në konsiderohet se cenohet nga krime të natyrave të ndryshme, e sidomos nga vjedhjet e grabitjet, fenomen ky mjaft shqetësues, që po shkakton humbje e pasiguri në biznese. Në plot raste, Policia arrin t’i kap në afat rekord hajnat, të cilët jo rrallëherë rezistojnë dhe i sfidojnë zyrtarët policorë, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu ndodhi së fundmi në një në Deçan, ku Policia arriti ta arrestojë një person që dyshohet se kishte kryer vjedhje në një market dhe i njëjti u kap i armatosur.

I riu që përfundoi në pranga ka kërcënuar edhe zyrtarët policorë që po intervenonin në këtë rast, duke i kanosur me vrasje.  

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se personi që u prangos është Murtez Istrefaj, rreth 34-vjeçar.

Te i dyshuari, Policia ka gjetur një armë zjarri dhe një mjet të mprehtë, që janë sekuestruar si prova materiale.  

Pas arrestimit të 34-vjeçarit, njësia policore ka kryer bastisje në shtëpinë e tij, ku është përballur me vëllain e të dyshuarit, i cili po ashtu ka kanosur policët dhe është arrestuar.

Ndaj dy vëllezërve Istrefaj, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e rasteve ndaj secilit veç e veç.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Pejë.

“Dyshohet se në një qendër tregtare është kryer një vjedhje nga një person i dyshuar  i armatosur. I dyshuari është arrestuar dhe gjatë kontrollit në trup i është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë  ndërkohë i njëjti i ka  kanosur verbalisht tre zyrtarët policor. 

Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit është arrestuar vëllai i tij i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti i ka  kanosur verbalisht zyrtarët policor derisa ishin në bastisje. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit-vëllezër janë intervistuar dhe dërguar në mbajtje. Rasti nën hetime.”

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/