image Ekskluzive: Ky është futbollisti prishtinas që u mashtrua me dinakëri, ia kapën 100 mijë euro me premtimin se e çojnë në Ajax

Ekskluzive

Ekskluzive: Ky është futbollisti prishtinas që u mashtrua me dinakëri, ia kapën 100 mijë euro me premtimin se e çojnë në Ajax

news image

Gazeta Sinjali raportoi sot për mashtrimin me dinakëri të një futbollisti nga Prishtina, të cilit ia morën mbi 100 mijë euro me premtimin se do ta dërgojnë në klubin futbollistik të Holandës ‘Ajax’. Për rastin tashmë janë vënë në dijeni edhe Policia e Prokuroria dhe kanë nisur hetimet.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se futbollisti që ra pre e këtij mashtrimi është 18-vjeçari Endrit Dervodeli, i cili luan futboll aktiv për ekipin KF Ramiz Sadiku.

Bazuar në dëshminë e tij dhënë organeve të hetuesisë, i riu kishte marrë premtime se do t’i mundësohej që të jetë pjesë e ekipit holandez. Mirëpo për këtë ai duhet të paguante para.

Dhe kur përmenden paratë, nuk bëhet fjalë për 1 mijë e as 10 mijë euro. 18-vjeçari pretendon se i ka dhënë të dyshuarit mbi 100 mijë euro para të ndara në disa pjesë.

Me të parë se premtimi po mbetet bosh dhe nuk po realizohet, ai është detyruar të kërkojë ndihmën e Policisë, ku para hetuesve ka dhënë detaje lidhur me atë se çfarë ka ndodhur.

Me urdhër të prokurorit rasti është iniciuar ‘Mashtrim’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapet i dyshuari.

Sinjali do t’iu mbajë të informuar me detajet e reja lidhur me rastin.

/GazetaSinjali/