image Ekskluzive: Ky është frizeri që u arrestua në Ferizaj, Policia i gjeti rreth 15 qese me drogë

Siguri

Ekskluzive: Ky është frizeri që u arrestua në Ferizaj, Policia i gjeti rreth 15 qese me drogë

news image

Gazeta Sinjali sot raportoi për një aksion të Policisë që u zhvillua në Ferizaj, me ç’rast u arrestua një person dhe pas bastisjeve të zhvilluara u kapën rreth 15 qese me kokainë e marihuanë. Personi që u arrestua është frizer, që ushtron këtë veprimtari në Ferizaj, të cilit Policia ia kontrolloi lokalin dhe shtëpinë, ku iu gjet droga.

Sipas burimeve brenda Prokurorisë, frizeri që u arrestua në rrugën “Besim Rexhepi” në Ferizaj është Ramadan Gajtani, i cili tashmë ndodhet nën masën e ndalimit.

Gjatë aksionit të Policisë, me urdhër të Prokurorit të Shtetit dhe aprovim të Gjyqtarit të Procedurës Paraprake u kontrollua lokali dhe shtëpia e të dyshuarit, ku u konfiskuan 10 qese me kokainë, disa qese me marihuanë, pajisje për përpunimin e narkotikëve, telefona, e para të gatshme.

Pas arrestimit të të dyshuarit, i njëjti është shoqëruar në stacion policor për intervistim. Përveç tij, Sinjali mëson se hetuesit policorë kanë intervistuar edhe dy dëshmitarë, të cilët kanë dhënë deklaratat e tyre për rastin.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj të dyshuarit është nxjerrë aktvendim për ndalim prej 48 orësh për shitblerje dhe shpërndarje të narkotikëve.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. 

/GazetaSinjali/