image Ekskluzive: Ky është burri që u arrestua në Obiliq, ishte dënuar për falsifikim të dokumenteve

Siguri

Ekskluzive: Ky është burri që u arrestua në Obiliq, ishte dënuar për falsifikim të dokumenteve

news image

Një numër i madh i të dyshuarve që kërkohen nga organet e rendit arrijnë ta shijojnë lirinë nga arratia. Plot të akuzuar e të dënuar për vepra të ndryshme penale, që kanë ikur nga duart e drejtësisë, shpallen në kërkim dhe ndaj tyre lëshohen urdhëresa.

Një i tillë që ishte në kërkim është arrestuar dje nga Policia në Obiliq.

Siç merr vesh Gazeta Sinjali bëhet fjalë për Mehdi Bllacën, i cili kishte ikur nga drejtësia, pasi ishte dënuar me 1 vit burgim nga Gjykata Themelore në Prizren.

Ai akuzohej për falsifikim të dokumenteve.

I njëjti është dërguar menjëherë në vuajte të dënimit.

/GazetaSinjali/