image Ekskluzive: Ky është burri që dyshohet se vrau gruan e tij sot në Pejë

Siguri

Ekskluzive: Ky është burri që dyshohet se vrau gruan e tij sot në Pejë

news image

Një rast tragjik ka ndodhur në Pejë mëngjesin e sotëm, ku një burrë dyshohet se e ka vrarë gruan e tij, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se burri që dyshohet se vrau gruan e tij është Edmond Lajqi.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar kryeprokurori i Pejës Agim Kurmehaj, i cili njoftoi se i dyshuari është arrestuar.

Trupi i pajetë i viktimës akoma nuk është tërhequr nga vendi i ngjarjes.

Kurmehaj tha se ende s’dihen motivi dhe detajet e tjera.

FOTO: Peja në fokus

Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/