image Ekskluzive: Ky është 61-vjeçari që dyshohet se e dhunoi seksualisht gruan me të cilën bashkëjetoi në Obiliq

Ekskluzive

Ekskluzive: Ky është 61-vjeçari që dyshohet se e dhunoi seksualisht gruan me të cilën bashkëjetoi në Obiliq

news image

Rastet e ngacmimeve, sulmeve e dhunës seksuale ndaj grave në Kosovë kanë marrë përmasa shqetësuese. Zakonisht viktima janë te rejat të cilat keqpërdoren seksualisht nga persona kryesisht të moshës madhore, por të tilla ngjarje ka pasur edhe te çiftet që bashkëjetojnë e madje kanë edhe fëmijë.

Gazeta Sinjali raportoi sot se një rast i tillë dyshohet se ndodhi së fundmi në Obiliq, ku Policia arrestoi një burrë të moshës 61-vjeçare, nën dyshimin se e ka dhunuar seksualisht gruan me të cilën ka bashkëjetuar.

Rasti është konfirmuar tashmë edhe nga Policia, ndërsa ndaj të dyshuarit kanë nisur hetimet.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se burri që përfundoi në prangat e Policisë për këtë rast është Agim Dubova.

Sinjali ka mësuar se i njëjti po dyshohet se e ka keqpërdorur seksualisht gruan me të cilën kanë bashkëjetuar para një kohë, duke kryer marrëdhënie seksuale me të, pa dëshirën e saj.

Rasti u zbulua pasi viktima, e moshës 43-vjeçare, u trajtua në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Obiliq, ku edhe u ngritën dyshime nga ekipi mjekësor se gruaja është dhunuar seksualisht.

Burri 61-vjeçar është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar lidhur me rastin.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e hetimit, që pritet të zbardhë rrethanat e rastit.

Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/