image Ekskluzive: Ky është 56-vjeçari që u kap me mbi 3 kilogramë drogë në Prizren

Ekskluzive

Ekskluzive: Ky është 56-vjeçari që u kap me mbi 3 kilogramë drogë në Prizren

news image

Gazeta Sinjali pak më parë raportoi ekskluzivisht për arrestimin e një qytetari në Prizren, i cili gjatë një bastisje që u zhvillua dje në shtëpinë e tij, u kap me mbi 3 kilogramë drogë dhe armë e municion.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se i dyshuari është Sabedin Temaj, 56-vjeçar.

Pas arrestimit, Temaj është shoqëruar në stacion policor ku është intervistuar lidhur me rastin.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që Temajt t’i caktohet masa e ndalimit policor dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Blerja, posedimi, shitja ose shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’.

Ndryshe arrestimin e 56-vjeçarit e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës përmes një komunikate për media, ku ndër të tjera ka bërë me dije edhe gjësendet që u sekuestruan gjatë bastisjes.

“Lidhur me rastin, gjatë kontrollit të realizuar janë gjetur dhe sekuestruar dëshmitë relevante si në vijim:

  • Pesё (5) qese najloni me substancë tё dyshuar narkotike tё llojit Marihuanë me peshё tё pёrgjithshme prej 3 kg e 45 gram.
  • Dy peshore digjitale
  • Pistoletë me karikator me 3 fishek brenda.
  • Pistoletë me njё karikator me 4 fishek
  • Shtatё (7) fishekë kalibër i panjohur.
  • Njёqind e pesёdhjetё e dy (152) qese plastike tё zbrazëta pёr paketim tё substancave
  • narkotike.
  • Dyzet (40) stega plastike,
  • Dy (2) rolle me foli plastike,
  • Njё(1) rolle foli alumini,
  • Para në vlerë prej; 2880 euro, 70 franga zvicerane dhe 30 funta angleze”, thuhet në njoftim.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë.

/GazetaSinjali/