image Ekskluzive: Ky është 46-vjeçari që sulmoi futbollistin Belgin Jashari – ndalohet për 48 orë

Futboll

Ekskluzive: Ky është 46-vjeçari që sulmoi futbollistin Belgin Jashari – ndalohet për 48 orë

news image

Dhuna në sport po shënon përmasa shqetësuese, duke rrezikuar frymën e garës së ndershme dhe sigurinë e sportistëve në fushë. Një rast i tillë tronditës ka ndodhur së fundmi në Obiliq, ku futbollisti i grupmoshave U15 të ShF Fushë Kosovës, Belgin Jashari, më 21 prill të këtij viti është sulmuar fizikisht gjatë ndeshjes që ekipi i tij e pati ndaj ShF Arsenalit.

Sinjali mëson ekskluzivisht identitetin e personit që sulmoi brutalisht Jasharin pas përfundimit të ndeshjes në Obiliq, një akt që ka tronditur opinionin publik dhe sportdashësit në gjithë vendin.

I dyshuari është Januz Faniqi, rreth 46-vjeçar , i cili pa asnjë shkak të justifikueshëm, e sulmoi fizikisht futbollistin në fushën sportive, në prani të shumë dëshmitarëve.

Lidhur me rastin, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar ndaj tij të caktohet masa e ndalimit për 48 orë.

Ky incident ka ngjallur reagime të ashpra në opinionin publik dhe nga krerët institucionalë, përfshirë presidenten Vjosa Osmani, e cila sulmin e quajti “të papranueshëm dhe të patolerueshëm”.

VIDEO (Momenti i sulmit):

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/