image Ekskluzive | Ky është personi i kërkuar që u kap nga Policia në Prizren, kishte 5 urdhëresa

Siguri

Ekskluzive | Ky është personi i kërkuar që u kap nga Policia në Prizren, kishte 5 urdhëresa

news image

Një numër i madh i të dyshuarve që kërkohen nga Policia e të tjerë të dënuar nga Gjykatat arrijnë ta shijojnë lirinë nga arratia. Gazeta Sinjali në vazhdimësi ka raportuar për arrestimin e personave të akuzuar për vepra të ndryshme penale, por që të cilët kanë ikur nga duart e drejtësisë.

Vetëm gjatë ditëve të fundit, Sinjali mëson se kanë rënë në pranga të Policisë disa persona të kërkuar me urdhëresa të Gjykatave.

Njëri prej tyre, siç mëson Sinjali është edhe Gzim Krasniqi, i cili është kapur nga Policia në Prizren, ku pas verifikimit, rezultoi se ndaj tij ka pesë urdhëresa aktive.

I njëjti ishte në listën e personave të kërkuar lidhur me disa raste të mëhershme.

Pas arrestimit, Krasniqi është shoqëruar në stacion policor, ku më pas janë kryer procedurat e nevojshme.

/GazetaSinjali/