image Ekskluzive: Ky është 35-vjeçari që iu gjetën 4 mijë fishekë në veturë nga Policia kufitare në Jarinje - Sinjali

Ekskluzive: Ky është 35-vjeçari që iu gjetën 4 mijë fishekë në veturë nga Policia kufitare në Jarinje

news image

Policia e Kosovës ka konfiskuar sot 4 mijë fishekë, gjatë një aksioni të zhvilluar në pikën kufitare në Jarinje. Në asistim me Doganën e Kosovës, Policia ka kontrolluar një veturë të tipit Golf, të cilën po e drejtonte një shtetas serb, ku gjeti municionin, në disa paketime.

Burimet e Sinjalit kanë bërë të ditur se i dyshuari, në veturën e të cilit u gjetën mijëra fishekë është Dragan Milutinovic, 35-vjeçar. Sipas ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla, personi i arrestuar është punëtor i integruar nga strukturat paralele në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe të Infrastrukturës.

I dyshuari që u arrestua, është shoqëruar në stacion policor për intervistim, teksa në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet përkatëse.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i njëjti është dërguar në mbajtje dhe ndaj tij kanë nisur hetimet për veprën penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. 

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin