image Ekskluzive: Ky është 34-vjeçari që sulmoi tre zyrtarët policorë në Fushë Kosovë, dërgohet në mbajtje

Siguri

Ekskluzive: Ky është 34-vjeçari që sulmoi tre zyrtarët policorë në Fushë Kosovë, dërgohet në mbajtje

news image

Një incident i rëndë ka ndodhur rreth orës 02:00 në rrugën “Hajrullah Zymi” në Fushë Kosovë, ku një person i dyshuar ka sulmuar fizikisht tre zyrtarë policorë gjatë kohës sa tentohej arrestimi i tij.

Sipas burimeve të Sinjalit, policia kishte marrë ankesa për zhurmë të madhe në një banesë në atë zonë. Pas mbërritjes në vendngjarje, dy njësitë policore kanë kontaktuar me pronarin e banesës ku dyshohej se vinte zhurma. Gjatë komunikimit, i dyshuari kishte shfaqur sjellje agresive dhe ka rezistuar ndaj policisë.

Sinjali mëson se personi i dyshuar për dhunë ndaj policëve është, Muhamet Kutllovci, 34-vjeçar.

Për të vendosur situatën nën kontroll, zyrtarët policorë janë detyruar ta arrestojnë të dyshuarin, i cili ka përdorur grushte dhe shqelma ndaj tyre, duke shkaktuar lëndime të lehta tek tre prej tyre. Policëve të lënduar u është ofruar trajtim mjekësor dhe lëndimet janë dokumentuar me raport mjekësor.

Për hetimin e këtij incidenti janë angazhuar Njësiti i Hetimeve Regjionale dhe rasti është duke u trajtuar si “Sulm ndaj personit zyrtar”.

Për shkak të gjendjes së dyshuar të dehur të të arrestuarit, ai është mbajtur në stacionin policor të Fushë Kosovës dhe intervistimi është bërë vetëm pas këndelljes së tij.

Sinjali do të raportojë për zhvillimet e mëtejshme.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/