Rastet e ngacmimeve seksuale janë shpeshtuar kohëve të fundit në vendin tonë, ku në shumicën e rasteve viktima janë femrat, megjithatë kjo bëhet edhe më shqetësuese kur viktimat janë vajzat e mitura. Një rast i tillë ka ndodhur edhe së fundmi në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.
Para disa ditësh, një vajzë e moshës së mitur është ngacmuar seksualisht përmes telefonit, nga një person i moshës madhore, i cili i ka dërguar asaj pamje të organit gjenital.
E mitura iu ka treguar prindërve dhe më pas së bashku e kanë raportuar rastin në Polici.
Sinjali mëson se i dyshuari në lidhje me këtë rast është 29-vjeçari, Shkelzen Xhoshi nga Drenasi, i cili dje është arrestuar nga Policia.
Me vendim të prokruorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.
“Më 19.11.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për arsye se i njëjti e kishte ngacmuar përmes telefonit viktimën femër kosovar e (e mitur). I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.