image Ekskluzive: Ky është 27-vjeçari që u kap me marihuanë në sheshin e Gjilanit

Siguri

Ekskluzive: Ky është 27-vjeçari që u kap me marihuanë në sheshin e Gjilanit

news image

Një person është ndaluar nga Policia në sheshin kryesor të Gjilanit nën dyshimin për posedim të paautorizuar të substancave narkotike, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet brenda hetuesisë bëjnë me dije se bëhet fjalë për Valon Lipovicën, 27-vjeçar, i cili është ndaluar mbrëmjen e së premtes, rreth orës 19:00.

Gjatë kontrollit fizik ndaj të dyshuarit nuk është gjetur asgjë komprometuese, por në afërsi të vendit ku qëndronte, është gjetur një qese plasmani me substancë të dyshuar narkotike, për të cilën dyshohet se i përkiste pikërisht të dyshuarit.

Pas testimit fushor, substanca ka rezultuar pozitive në marihuanë, ndërsa pesha e saj është konfirmuar rreth 15 gramë.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që pas intervistimit, i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt, ndërkohë që hetimet po vazhdojnë nga njësia e DHTN-së në Gjilan.

Rasti është iniciuar për veprën penale:“Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/