image Ekskluzive: Ky është 26 vjeçari që u kap me ‘kërpudha magjike’ në Gjakovë

Ekskluzive

Ekskluzive: Ky është 26 vjeçari që u kap me ‘kërpudha magjike’ në Gjakovë

news image

Gazeta Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se mbrëmjen e 4 qershorit në rrugën “Konferenca e Bunjajt” në Gjakovë, një person është arrestuar nën dyshimin për posedim dhe shpërndarje të substancave narkotike të rrezikshme.

Sinjali mëson ekskluzivisht se emri i të arrestuarit është Zani Vala, 26 vjeçar.

Burime të Sinjalit brenda Policisë kanë bërë të ditur se patrulla policore kishte ndaluar një veturë për kundërvajtje trafiku, por gjatë kontrollit fizik ndaj drejtuesit të automjetit, në xhepin e pantallonave të tij është zbuluar një qese me substancë të dyshuar narkotike.

Në atë qese ndodheshin gjithsej nëntë qese të vogla me ‘këpurdha narkotike’ të njohura si këpurdha magjike, me peshë totale prej 30 gramësh.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit nga Prokuroria Themelore në Gjakovë, ndaj Valës është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, ndërsa rasti është iniciuar për veprën penale:

Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Sinjali do të sjellë të tjera detaje për këtë rast në vazhdim.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/