image Ekskluzive: Ky është 26-vjeçari që rrahu brutalisht gruan e tij në Prishtinë, ndalohet për 48 orë

Ekskluzive

Ekskluzive: Ky është 26-vjeçari që rrahu brutalisht gruan e tij në Prishtinë, ndalohet për 48 orë

news image

Pak më parë Gazeta Sinjali raportoi për një rast të dhunës në Prishtinë, ku një nënë 25-vjeçare pas një mosmarrëveshje me bashkëshortin e saj, rreth 26-vjeçar ka përfunduar me dhunë fizike dhe rrënim të plotë të sigurisë familjare.

Gazeta Sinjali mëson ekskluzivisht se i dyshuari për këtë akt të rëndë është Rigon Veseli, 26-vjeçar, i cili dyshohet se ka sulmuar brutalisht bashkëshorten e tij, rreth 25-vjeçare, me të cilën ka dy fëmijë të mitur.

25-vjeçarja ka deklaruar se për më shumë se tre vite martesë ishte përballur me dhunë e presion, por goditjet e fundit që mori me grushte në pjesë të ndryshme të trupit, e shtynë të kërkonte ndihmë.

Me plagë në trup dhe frikë në shpirt, ajo u detyrua të kërkonte mbrojtje në një strehimore.

Pas denoncimit të saj, Policia e arrestoi të dyshuarin dhe, me urdhër të Prokurorit të dhunës në familje, ndaj tij u caktua masa e ndalimit për 48 orë.

Sinjali sjell këtë rast si një tjetër dëshmi se dhuna në familje nuk njeh ndalje, ndërsa gratë dhe fëmijët vazhdojnë të jenë viktimat më të pafajshme të një realiteti të dhimbshëm.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/