image Ekskluzive | Ky është 25-vjeçari që humbi jetën pasi u godit nga rrufeja në malet e Suharekës

Ekskluzive

Ekskluzive | Ky është 25-vjeçari që humbi jetën pasi u godit nga rrufeja në malet e Suharekës

news image

Sinjali mëson se Fatlind Bajselmani, rreth 25-vjeçar është i riu që humbi jetën tragjikisht në zonën e Staneve të Bukoshit, mbi fshatin Delloc të Suharekës, pasi dyshohet se u godit nga rrufeja.

Sipas informacioneve, ai kishte dalë në pyll së bashku me familjarët për të prerë dru, kur u godit nga rrufeja. Pavarësisht përpjekjeve për ta transportuar drejt emergjencës, mjekët vetëm konstatuan vdekjen e tij.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti po hetohet nga autoritetet kompetente.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/