image Ekskluzive: Ky është 24-vjeçari që e kapi për fyti, e rrehi me grushta dhe e goditi me telefon gruan e tij në Fushë Kosovë

Ekskluzive

Ekskluzive: Ky është 24-vjeçari që e kapi për fyti, e rrehi me grushta dhe e goditi me telefon gruan e tij në Fushë Kosovë

news image

Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen raste ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhunë psikike e fizike nga bashkëshortët e tyre dhe anëtarët tjerë të familjes, raporton Gazeta Sinjali.

Gazeta Sinjali pak më parë raportoi për një rast të tillë që ka ndodhur së fundmi në një familje në Fushë Kosovë, ku një grua ka denoncuar në Polici bashkëshortin e saj për sulm fizik brutal, duke treguar për çaste frike, dhune dhe përpjekje për të kërkuar ndihmë që u ndërprenë me forcë.

Gazeta Sinjali mëson ekskluzivisht se i dyshuari për këtë rast është Egzon Qerimi, rreth 24-vjeçar.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se viktima është një grua rreth 26 vjeçare, e cila është paraqitur dje në Stacionin Policor të Fushë Kosovës, ku ka rrëfyer se një natë më parë, më 16 prill në mesnatë, se kishte pësuar sulm fizik nga bashkëshorti i saj.

Sipas dëshmisë së viktimës, pas një mosmarrëveshjeje, i dyshuari e kishte kapur për fyti dhe e kishte tërhequr zvarrë deri në dhomën e gjumit, ku e kishte goditur disa herë me grusht në fytyrë dhe në pjesë të tjera të trupit.

Viktima kishte tentuar të thërrasë Policinë për ndihmë, por ai ia kishte marrë telefonin nga dora dhe e kishte përdorur si mjet për ta goditur sërish në fytyrë, duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore.

Për rastin është njoftuar Qendra për Punë Sociale, Mbrojtësi i Viktimave, si dhe Prokuroria, ku me urdher i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48-orë.

/GazetaSinjali/