image Ekskluzive: Ky është 23-vjeçari që u kap me 14 qese marihuanë në Prizren

Ekskluzive

Ekskluzive: Ky është 23-vjeçari që u kap me 14 qese marihuanë në Prizren

news image

Një operacion i befasishëm i zhvilluar nga Njësia për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Prizren ka rezultuar me sekuestrimin e një sasie të konsiderueshme të substancës së dyshuar narkotike dhe arrestimin e një personi të ri.

Burime të sigurta të Sinjalit bëjnë me dije se i arrestuari është Aris Qadraku, një 23-vjeçar nga Prizreni, i cili u kap në flagrancë me 14 qese të mbushura me substancë të dyshuar marihuanë.

Gjatë bastisjes së realizuar në shtëpinë e tij, në një lokacion të dyshuar në qytet, policia gjeti dhe konfiskoi qeset e narkotikëve, të cilat ishin të ndara dhe të gatshme për shitje.

Qadraku është shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit ndaj tij është iniciuar procedurë penale për posedim dhe shpërndarje të paautorizuar të narkotikëve, si dhe është urdhëruar masa e ndalimit policor prej 48 orësh.

Operacioni është zhvilluar si pjesë e një pune hetimore disa javore nga njësitet antidrogë të Policisë së Kosovës.

Hetimet për rastin janë duke vazhduar dhe nuk përjashtohet mundësia e implikimit të personave të tjerë.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/