image Ekskluzive: Ky është 23-vjeçari që dyshohet se e dhunoi një vajzë në Podujevë - arrestohet

Ekskluzive

Ekskluzive: Ky është 23-vjeçari që dyshohet se e dhunoi një vajzë në Podujevë – arrestohet

news image

Gazeta Sinjali pak më parë raporoti për një rast të dhunimit që është raportuar në fshatin Ballofc të Podujevës, ku viktima ka deklaruar se në orët e para të mëngjesit të 12 qershorit është marrë me veturë nga një person mashkull dhe brenda automjetit është detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj.

Siç raportoi Sinjali, pas kallëzimit dhe veprimeve të shpejta hetimore, më 13 qershor është arrestuar i dyshuari rreth 23-vjeçar. I njëjti është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës të caktuar sipas detyrës zyrtare.

Gjatë intervistimit, ai ka pranuar se i ka ofruar ndihmë viktimës, por ka mohuar se ka pasur marrëdhënie seksuale me të.

Gazeta Sinjali mëson ekskluzivisht se bëhet fjalë për Kreshnik Mekollin.

Në rast janë përfshirë njësitet e hetimeve rajonale dhe është njoftuar Prokurori kujdestar për krime të rënda, i cili ka urdhëruar hapjen e rastit për veprën penale “Dhunim” si dhe ndalimin e të dyshuarit për 48 orë.

Hetimet janë në vazhdim dhe autoritetet janë duke mbledhur prova shtesë për zbardhjen e plotë të ngjarjes tronditëse.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/