image Ekskluzive: Ky është 23 vjeçari i arrestuar i dënuar me burgim për rrezikim të trafikut - dërgohet në vuajtje

Ekskluzive

Ekskluzive: Ky është 23 vjeçari i arrestuar i dënuar me burgim për rrezikim të trafikut – dërgohet në vuajtje

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar një 23-vjeçar në Fushë Kosovë, i cili ishte shpallur në kërkim për shkak të një dënimi të formës së prerë me tri vjet burgim për veprën penale “Rrezikim i trafikut publik”, raporton Gazeta Sinjali.

Siç merr vesh Gazeta Sinjali i arrestuari është Bleon Sejdiu, i cili kishte Urdhëresë për arrestim.

Sejdiu akuzohen nga Prokuroria e Mitrovicës se në tetor të vitit 2020 ishin përfshirë në një aksident në rrugën rajonale Mitrovicë – Pejë, përkatësisht në fshatin Runik, duke shkelur ligjin për komunikacion.

Ai ishte dënuar, por kishte tentuar t’i ikën drejtësisë.

Pas verifikimit nga Policia, i arrestuar është shoqëruar në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali, ku do të vuajë dënimin e shqiptuar nga gjykata.

/GazetaSinjali/