image Ekskluzive: Ky është 22-vjeçari që sulmoi axhën e tij me boks metali për çështje prone - arrestohet

Ekskluzive

Ekskluzive: Ky është 22-vjeçari që sulmoi axhën e tij me boks metali për çështje prone – arrestohet

news image

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një përplasje mes familjarësh për motive prone që ka përfunduar me lëndime të rënda trupore dhe ndalim penal për tentim vrasje, mëson Sinjali nga burime brenda hetuesisë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, më 28 maj 2025, rreth orës 20:00, në udhëkryqin e rrugëve “Dr. Bajram Krasniqi” dhe “Nuhi Gashi” në Podujevë, rreth 22-vjeçar, nga fshati Kërpimeh me banim në Fushë Kosovë, ka sulmuar me një boks metali axhën e tij, Xh.K, rreth 61-vjeçar, për shkak të një mosmarrëveshjeje për pronën familjare.

Sinjali mëson ekskluzivisht se bëhet fjalë për Patriot Kastratin.

Siç mësoi Sinjali, në bazë të dhënave zyrtare, viktima ka pësuar fraktura dhe lëndime të rënda trupore, për të cilat fillimisht ka marrë ndihmë në emergjencën e qytetit, ndërsa më pas është dërguar në QKUK-Prishtinë, nën përcjelljen e Policisë.

Në vendin e ngjarjes është sekuestruar boksi i metalit, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në Stacionin Policor të Podujevës, ku është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit rasti është iniciuar si “Vrasje në tentativë” dhe ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Hetimet po vazhdojnë për të sqaruar tërësisht rrethanat e këtij rasti të rëndë brenda familjes.

Sinjali do të sjellë detaje të mëtejshme.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Shënim: Personai i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/