image Ekskluzive: Ky është 22-vjeçari që dyshohet se nga pakujdesia e goditi për vdekje biçiklistin në Podujevë

Siguri

Ekskluzive: Ky është 22-vjeçari që dyshohet se nga pakujdesia e goditi për vdekje biçiklistin në Podujevë

news image

Rreth 70 aksidente në trafik ndodhën veç dje në Kosovë, ku njëri prej tyre përfundoi me fatalitet. Në Lluga të Podujevës, një person u godit nga një veturë dhe për pasojë nuk arriti t’iu bëjë ballë plagëve. Shoferi i dyshuar është arrestuar dhe tashmë ndodhet në mbajtje, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se i dyshuari për këtë aksident është Imer Statovci, rreth 22-vjeçar.

Ai po dyshohet se me automjetin e tij, teksa ishte duke lëvizur, nga pakujdesia e ka goditur viktimën, i cili ishte në biçikletë.

Për pasojë, 68-vjeçari Mehdi Konushevci, pësoi lëndime të rënda trupore dhe vdiq në vendin e ngjarjes.

Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor që intervenoi, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Ndaj shoferit të dyshuar, pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/