image Ekskluzive: Ky është 20-vjeçari që përfundoi në pranga pasi ia theu nofullën një të mituri në Leposaviq

Ekskluzive

Ekskluzive: Ky është 20-vjeçari që përfundoi në pranga pasi ia theu nofullën një të mituri në Leposaviq

news image

Një incident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e të shtunës në ambientet e kafenesë “Hedonik” në rrugën “Milan Radulovic Kercnun” në Leposaviq, ku një i mitur u godit me grusht nga një 20-vjeçar dhe për pasojë pësoi lëndime serioze. Viktima ka pranuar ndihmë mjekësore, ku mjekët konstatuan se i është thyer nofulla, ndërkaq i dyshuari tashmë është arrestuar nga Policia, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson ekskluzivisht se i dyshuari në lidhje me këtë rast është Filip Magovcevic (rreth 20-vjeçar).

Viktima ka deklaruar në Polici se me të dyshuarin ishin takuar para kafenesë, ndërsa më pas i dyshuari e ftoi viktimën në tualet, ku situata u përshkallëzua me një sulm brutal me grusht në fytyrë.

Pas marrjes së ndihmës së parë mjekësore në QKMF-në e Leposaviqit, i mituri u transferua për fotografim të plagëve në Spitalin e Mitrovicës së Veriut, ku u konfirmua se kishte pësuar një frakturë (thyerje) në nofullën e djathtë.

Me urdhër të Prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48-orë.

Hetimet intensive në lidhje me zbardhjen e rrethanave të ngjarjes janë duke vazhduar, ndërsa rasti është inicuar si “Lëndim i rëndë trupor”.

Sinjali do t’ju mbajë të informuar për zhvillimet e këtij rasti.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/