image Ekskluzive: Ky është 20-vjeçari i cili dyshohet se shkaktoi aksidentin me fatalitet në Deçan

Ekskluzive

Ekskluzive: Ky është 20-vjeçari i cili dyshohet se shkaktoi aksidentin me fatalitet në Deçan

news image

Një aksident trafiku i rëndë ka ndodhur sot rreth orës 18:45 në fshatin Baballoq të komunës së Deçanit, që fatkeqësisht përfundoi me fatalitet, raporton Gazeta Sinjali.

Si pasojë e këtij aksidenti ku kanë qenë të përfshira dy vetura ka mbetur një person i vdekur, ndërsa dy të tjerë kanë marrë lëndime trupore.

Sinjali mëson ekskluzivisht se i dyshuari për aksidentin me fatalitet është Leondrit Lokaj, rreth 20 vjeçar nga fshati Pobergjë i komunës së Deçanit.

Po ashtu, Gazeta Sinjali pak më parë zbuloi edhe emrin e viktimës e cila është Zejnije Elezaj, rreth 45 vjeçare, ndërsa i lënduari është Mic Elezaj, rreth 21 vjeçar i cili po merr trajtim mjekësor.

Aksidentin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Sot rreth orës 18:45, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Baballoq-Deçan, në këtë aksident ishin të involvuara 2 vetura dhe si pasojë e aksidentit 3 persona kanë pësuar lendime trupore, ndërsa njëri nga të lenduarit ka arritur pa shenja jete në Spitalin rajonal në Pejë, vdekjen e viktimës e kanë konstatuar ekipi mjekësor.”

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/