Gazeta Sinjali raportoi më parë për një rast, ku një i ri është ndaluar nga Policia në një pikë kontrolli në fshatin Baimovc të Obiliqit, pasi në veturën e tij u zbulua një armë zjarri e tipit revole Zoraki, së bashku me municion dhe karikator.
Burime të sigurta të Sinjalit bëjnë të ditur se bëhet fjalë për Edmond Haziri, 20 vjeçar, i cili ishte duke drejtuar një veturë Mercedes kur është ndaluar nga njësitë policore në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, më 08.06.2025 rreth orës 02:00.
Gjatë kontrollit, në bagazhin e automjetit është gjetur një revole, katër fishekë dhe një karikator, për të cilat Haziri nuk posedonte leje.
Njësia hetuese ka sekuestruar armën dhe municionin, ndërsa i riu është shoqëruar në Stacionin Policor, ku është intervistuar në lidhje me veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.”
Pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit, është vendosur që rasti të procedohet në rregullt, ndërsa i dyshuari është liruar pas përfundimit të procedurave policore.
Gazeta Sinjali do të raportojë për çdo zhvillim të ri rreth këtij rasti.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!