image Ekskluzive: Ky dyshohet se është personi që e plagosi 66-vjeçarin në Mitrovicë

Siguri

Ekskluzive: Ky dyshohet se është personi që e plagosi 66-vjeçarin në Mitrovicë

news image

Një përleshje mes disa personave ka përfunduar me therje me thikë mbrëmjen e sotme në Mitrovicë, duke lënë një person të lënduar dhe një tjetër në arrati, shkruan Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se rasti ka ndodhur rreth orës 20:20 në rrugën “Evlia Qelebia”, ku një person është gjetur i shtrirë në tokë, i plagosur me mjet të mprehtë.

Gazeta Sinjali merr vesh se i plagosur ka mbetur Jeton Salihu, 66 vjeçar, i cili është dërguar me urgjencë në spital për trajtim mjekësor.

Sipas deklaratës së tij, siç merr vesh Gazeta Sinjali – autori i dyshuar për therjen është Llukman Tullumqe, i cili pas sulmit është larguar në drejtim të panjohur.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Mitrovicës, e cila ka njoftuar se njësitë e hetimeve, po punojnë për të zbardhur rrethanat e rastit dhe për të lokalizuar të dyshuarin.

Gazeta Sinjali do t’ju mbajë të informuar me ngjarjen.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/