image Ekskluzive: Ky dyshohet se është njëri nga të plagosurit nga gjuajtja me armë në Prishtinë

Siguri

Ekskluzive: Ky dyshohet se është njëri nga të plagosurit nga gjuajtja me armë në Prishtinë

news image

Një gjuajtje me armë zjarri ka ndodhur para pak minutash në rrugën “Bajram Kelmendi”, në Prishtinë.

Siç merr vesh Gazeta Sinjali raportohet për dy person të plagosur nga arma. Gazeta Sinjali merr vesh ekskluzivisht se i dyshuar për rastin është: Alban Gashi.

Gazeta Sinjali merr vesh, gjithmonë, sipas informatave të para se njëri nga të plagosurit është: Miftar Miftari, 41 vjeçar.

Rasti siç merr vesh Gazeta Sinjali rasti ka ndodh në një kafe në pjesën e njohur si te 4 Llullat.

Mësohet nga burimet e Gazetës Sinjali se i plagosuri dhe i dyshuari kanë qenë në të njëjtën kafene, ku luhet letra, dhe se janë fqinjë ndërmjet vete.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/