image Ekskluzive | Krismat që alarmuan Pejën: Arrestohet 21-vjeçari, Policia ia gjen armën “Zoraki”

Siguri

Ekskluzive | Krismat që alarmuan Pejën: Arrestohet 21-vjeçari, Policia ia gjen armën “Zoraki”

news image

Pas dy netësh kërkime dhe veprime intensive hetimore, Policia ka arritur ta arrestojë personin e dyshuar për të shtënat me armë që tronditën qendrën e Pejës, mëson Sinjali nga burime të afërta me hetimin.

Bëhet fjalë për Albes Veselin (22 vjeç), i cili dyshohet se ishte personi që kishte shtënë me armë mbrëmjen e 5 majit në rrugën “Adem Jashari”, një nga zonat më të frekuentuara të qytetit.

Ngjarja kishte ngritur alarm pasi dëshmitarët kishin raportuar se nga një veturë në lëvizje ishin dëgjuar të shtëna me armë afër kafiterisë “Dosja”, ndërsa Policia kishte bllokuar menjëherë zonën dhe kishte nisur hetimet.

Në vendngjarje ishin gjetur dy gëzhoja, ndërsa kamerat e sigurisë kishin kapur momentin kur i dyshuari dyshohet se kishte shtënë nga vetura.

Sinjali mëson se pas punës operative dhe hetimore, Policia e ka lokalizuar dhe arrestuar të dyshuarin më 7 maj rreth orës 14:00.

Gjatë arrestimit është sekuestruar edhe arma që dyshohet se u përdor në incident:

  • armë zjarri e tipit “Zoraki M906” kalibër 9 mm,
  • bashkë me një karikator.

Burimet konfirmojnë se arma dyshohet të jetë pikërisht ajo me të cilën janë shkrepur krismat që alarmuan qytetarët e Pejës.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, Albes Veseli është dërguar në ndalim policor për 48 orë, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/