Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, konkretisht Sektori për Hetime të Krimeve Kibernetike, ka zhvilluar sot një aksion, në koordinim me autoritetet gjermane – nën dyshimet për veprimtari të kundërligjshme që është ushtruar nga një grup i caktuar, raporton Gazeta Sinjali.
Siç merr vesh Sinjali, aksioni është kryer në disa lokacione të ndryshme, te bizneset që funksionojnë si ‘call center’.
Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se rasti lidhet me një hetim disa mujor që është kryer në bashkëpunim edhe me Policinë Gjermane.
Bazuar në informacionet e para, bizneset e regjistruara si qendra të thirrjeve është ushtruar veprimtari në kundërshtim me ligjin, me qëllim të përfitimit të jashtëligjshëm.
Gazeta Sinjali ka kontaktuar edhe Policinë dhe Prokurorinë, por akoma s’ka një përgjigje zyrtare.
Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja.