image Detaje ekskluzive: Konflikti që përfundoi me plagosje në Podujevë nisi mes familjeve Hoxha dhe Menxhiqi

Siguri

Detaje ekskluzive: Konflikti që përfundoi me plagosje në Podujevë nisi mes familjeve Hoxha dhe Menxhiqi

news image

Tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në fshatin Lupç të Podujevës, ndërsa një tjetër ka marrë lëndime pasi është therur me thikë, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se personat e përfshirë janë nga familjet Hoxha dhe Menxhiqi.

Tre anëtarë të familjes Hoxha dyshohet se janë gjuajtur me armë zjarri nga një anëtar i familjes Menxhiqi.

Lajmin tashmë e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Sot rreth orës 16:00 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri në fshatin Lupç të Podujevës.

Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme.

Bazuar në të dhënat e deritanishme  në këtë rast janë plagosur nga arma e zjarrit tre persona, ndërsa një person ka pësuar lëndime nga arma e ftohtë (thikë).

Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin  veprimet hetimore për  ndriçimin e plotë të rastit.”.

/GazetaSinjali/