image Ekskluzive: Konflikti familjar çoi në vrasjen e Anton Prelës, i dyshuari  ishte dhëndri i tij

Siguri

Ekskluzive: Konflikti familjar çoi në vrasjen e Anton Prelës, i dyshuari  ishte dhëndri i tij

news image

Klina u trondit sot nga vrasja që ndodhi në lokalin Coyote Lounge Bar, ku një person u qëllua me armë zjarri dhe për pasojë vdiq. Gazeta Sinjali raportoi ekskluzivisht se ndjeri Anton Prela po dyshohet se u vra nga Tush Frrokaj, i cili tashmë po kërkohet nga Policia.

Sinjalizuesit e Sinjalit kanë bërë me dije se viktima ka qenë mërgimtar dhe ka pasur lidhje familjare me të dyshuarin.

Në bazë të informacioneve të para, Frrokaj ishte dhëndri i të ndjerit Prela dhe motivi që çoi në vrasjen e tij dyshohet se lidhet me disa konflikte familjare.

Një gjë e tillë pritet të konfirmohet gjatë hetimeve nga organet e rendit, me ç’rast do të zbardhen në plotni të gjitha rrethanat e rastit.

Ndryshe, Sinjali raportoi se i dyshuari ka arritur që të ikë nga vendi i ngjarjes, por teksa po kërkohej nga Policia, ai ka kryer një vepër tjetër.

Sipas sinjalizuesve të Sinjalit, Frrokaj ka grabitur një veturë në mes të rrugës, duke e kërcënuar shoferin dhe me të njëjtin automjet është arratisur.

Njësitet policore tashmë janë aktivizuar dhe janë vënë në ndjekje të tij.

Sinjali do të iu mbajë të informuar për detajet e reja.

/GazetaSinjali/