image Ekskluzive: Kjo është zyrtarja policore që u suspendua në Ferizaj

Ekskluzive

Ekskluzive: Kjo është zyrtarja policore që u suspendua në Ferizaj

news image

Gazeta Sinjali ka raportuar më parë se Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka rekomanduar sot suspendimin e një punonjëseje të Policisë së Kosovës, e dyshuar për kryerjen e veprës penale “lëndim i lehtë trupor”.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se bëhet fjalë për Elhame Buqi, e cila e ushtron detyrën e saj në pikën kufitare në Hani të Elezit.

Hetuesit e IPK-së kanë konsultuar Prokurorinë Themelore në Ferizaj dhe rasti po trajtohet në procedurë të rregullt. Sipas njoftimit zyrtar të IPK-së, hetuesit në koordinim me prokurorinë do të vazhdojnë veprimet hetimore për të sqaruar të gjitha rrethanat lidhur me këtë ngjarje.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit

/GazetaSinjali/