image Ekskluzive: Kjo është vetura e braktisur që u gjet në vendin ku ndodhi plagosja në Prishtinë

Siguri

Ekskluzive: Kjo është vetura e braktisur që u gjet në vendin ku ndodhi plagosja në Prishtinë

news image

Dragodani u trazua mbrëmjen e sotme nga të shtënat me armë zjarri që u dëgjuan në rrugën “Ferid Curri”. Personi që dyshohet se ishte cak i të dyshuarit u qëllua dhe për pasojë mbeti i plagosur, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali merr vesh se viktima u qëllua në shpinë dhe se bëhet fjalë për Fatlum Jetullahu – i cili u gjet i shtrirë në rrugë nga Policia.

Sinjali gjithashtu ka mësuar ekskluzivisht se personi që po dyshohet se e gjuajti me armë viktimën është identifikuar si Shkodran Humolli.

Motivet dhe rrethanat në të cilat ndodhi ky incident i rëndë në kryeqytet janë akoma të paqarta, teksa tashmë vendi i ngjarjes po ekzaminohet nga njësitë përkatëse policore.

Viktima që u plagos me armë zjarri ka marrë ndihmën mjekësore tashmë në vendin e ngjarjes dhe dyshohet se ka pësuar plagë në shpinë, thonë të njëjtat burime.

Sipas informacioneve të fundit, i plagosuri u qëllua me dy plumba në pjesën e shpinës dhe se u gjet i shtrirë në rrugë nga Policia.

Policia gjithashtu në vendin e ngjarjes ka gjetur dy gëzhoja të plumbave dhe një veturë të braktisur me targat 01-287-EV jo shumë metra larg të të plagosurit.

Akoma nuk është konfirmuar nëse vetura e gjetur në vendin e ngjarjes është e personit që dyshohet se kreu veprën.

Policia në koordinim me Prokurorin e Shtetit do të ndërmarrë veprimet e nevojshme lidhur me rastin.

Sinjali do të iu mbajë të informuar.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/