image Ekskluzive: Kjo është profesoresha që e denoncoi profesor Millakun në Universitetin e Prizrenit

Ekskluzive

Ekskluzive: Kjo është profesoresha që e denoncoi profesor Millakun në Universitetin e Prizrenit

news image

Gazeta Sinjali pak më parë raportoi për një incident që ka ndodhur së fundmi në ambientet e Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, ku protagonistë janë dy profesorë.

Sinjali mëson se bëhet fjalë për Shkëlqim Millaku dhe Vjollca Dibra.

Burime të Sinjalit bëjnë të ditur se përplasja ka ndodhur pas mbledhjes së Senatit, në të cilën asnjëri prej tyre nuk është zgjedhur në pozitat e propozuara si anëtarë të senatit të universitetit.

Përplasja ka nisur kur Millaku, sipas burimeve, i është drejtuar Dibrës me fjalët: “Pse nuk po e lëshon zyrën?”, duke aluduar në faktin se asaj i kishte përfunduar mandati. Kjo ka shkaktuar tension mes palëve, që ka përfunduar me denoncim për kanosje nga Dibra ndaj Millakut.

Rasti është duke u trajtuar nga organet kompetente, ndërkohë që Universiteti i Prizrenit ende nuk ka dalë me një reagim zyrtar për incidentin që ndodhi në ambientet e tij.

Sinjali do të sjellë të gjitha zhvillimet e mëtejme lidhur me këtë ngjarje.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit

/GazetaSinjali/