Një ngjarje tragjike ka ndodhur paraditen e së shtunës në Fushë Kosovë, ku një grua e moshuar humbi jetën pasi ra nga ballkoni i katit të gjashtë të një ndërtese banimi.
Sinjali mëson se viktima është Nexhmije Rrahmani, nga komuna e Dragashit.
Sipas informacioneve të siguruara, rasti është raportuar më 6 qershor 2026, rreth orës 11:40, në rrugën “Abedin Sogojeva”. Menjëherë pas pranimit të njoftimit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor i QKMF-së në Bresje.
Pas ekzaminimit fillestar, personeli mjekësor ka konstatuar se viktima ishte pa shenja jete.
Në vendngjarje kanë dalë Prokurori i Krimeve të Rënda, njësitë e Hetimeve Rajonale, Instituti i Mjekësisë Ligjore dhe ekipet e Forenzikës nga Prishtina, të cilat kanë kryer veprimet e nevojshme hetimore.
Rrethanat që çuan deri te rënia fatale e gruas ende nuk janë bërë të ditura, ndërsa organet kompetente po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!