image Ekskluzive: Kjo është gruaja e arrestuar që dyshohet se e ndihmoi Faton Hajrizin pas arratisjes nga burgu

Ekskluzive

Ekskluzive: Kjo është gruaja e arrestuar që dyshohet se e ndihmoi Faton Hajrizin pas arratisjes nga burgu

news image

Një grua është arrestuar pasi dyshohet se e ka ndihmuar Faton Hajrizin pas arratisjes nga Burgu i Smrekonicës, më 6 korrik të këtij viti, raporton Gazeta Sinjali.

Gazeta Sinjali mëson ekskluzivisht se e arrestuara është: Hamide Xhafa.

Ajo është duke u hetuar për veprën penale “arratisje e personit të privuar nga liria&dhënie e ndihmës kryerësve pas kryerjes së veprave penale”.

Rastin e arrestimit e ka konfirmuar edhe Policia.

“Lidhur me rastin më 21.07.2024 është arrestuar edhe një person i dyshuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Hajrizi dyshohet se të premten është vrarë nga autoritetet serbe, pasi ishte shpallur në kërkim, pas dyshimeve se e vrau policin serb.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/