image Ekskluzive: Kjo është gruaja e arrestuar për mashtrim me viza pune, dhjetëra kosovarë viktima

Siguri

Ekskluzive: Kjo është gruaja e arrestuar për mashtrim me viza pune, dhjetëra kosovarë viktima

news image

Rastet e mashtrimit me viza në Kosovë nuk janë të rralla. Shumë herë Sinjali ka raportuar se si kosovarët nga dëshira për të ikur nga vendi, kanë rënë pre e mashtruesve, të cilët u kanë premtuar viza. Për një rast të tillë është arrestuar një grua në Prishtinë, e cila po dyshohet se kishte ushtruar aktivitet pa leje pune dhe e njëjta i kishte mashtruar disa persona për sigurim të terminëve për viza pune në Gjermani, raporton Sinjali.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se gruaja e cila ka mashtruar mbi dhjetëra kosovarë është Arlinda Baliu.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, Baliu është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Përmes një njoftimi tjetër, Policia bëri të ditur se nga ky rast ka sekuestruar disa pasaporta, 2 telefona, shtëpizë kompjuteri, një shumë të parave etj.

“Mbështetur në rezultate e para të hetimit, policia ka ngritur dyshimin e bazuar se mashtrimi mund të ketë ndodhur në vazhdimësi për një periudhë të gjatë kohore dhe dyshohet se numri i personave të mashtruar nga personat e dyshuar mund të jetë më i madh se sa numri i raportuar”, u tha në një njoftim të Policisë.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/