image Ekskluzive: Kjo është 19-vjeçarja që sulmoi policët brenda stacionit policor në Prishtinë

Siguri

Ekskluzive: Kjo është 19-vjeçarja që sulmoi policët brenda stacionit policor në Prishtinë

news image

Nuk janë të rralla rastet kur zyrtarët policorë ballafaqohen me kërcënime serioze nga qytetarë në qytete të ndryshme të Kosovës. Shpeshherë kërcënimet verbale eskalojnë edhe në sulme fizike ndaj tyre, duke ua vështirësuar punën e madje duke ua kërcënuar edhe jetën. Kështu ndodhi të dielën në Prishtinë, ku u arrestua një person, raporton Gazeta Sinjali.

Këtë herë, një vajzë 19-vjeçare, dyshohet që nën ndikimin e alkoolit, ka sulmuar zyrtarët policorë brenda stacionit policor Qendra.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se e dyshuara që u fut në telashe është Shkurta Mehmeti, ndaj të cilët është urdhëruar masa e ndalimit policor.

Bazuar në informacionet e para, e dyshuara fillimisht ishte kapur me motrën e saj në rrugën “Garibaldi” dhe pasi kishte intervenuar Policia, e njëjta është kapur me ta.

Për ta vënë situatën nën kontroll, e dyshuara është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor, ku ka sulmuar tre zyrtarë policorë, duke i goditur me shqelma.

Lidhur me rastin, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që 19-vjeçarja është dërguar në mbajtje dhe ndaj saj është iniciuar hetimi.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/