image Ekskluzive: Këta janë zyrtarët e arrestuar në ndërmarrjen 'Ambienti' në Pejë, në mesin e tyre edhe drejtori i bordit

Ekskluzive

Ekskluzive: Këta janë zyrtarët e arrestuar në ndërmarrjen ‘Ambienti’ në Pejë, në mesin e tyre edhe drejtori i bordit

news image

Krimet Ekonomike në koordinim me Prokurorinë Themelore kanë zbarkuar mëngjesin e sotëm në Kompaninë Rajonale e cila merret me grumbullimin e mbeturinave ‘Ambienti’ në Pejë, ku janë arrestuar nëntë persona, prej të cilëve shtatë kanë përfunduar në ndalim policor, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se të arrestuarit janë drejtori i bordit Arton Muhaxheri dhe Armend Jupa, Shpetim Gashi, Nexhat Abdullahu, Diedon Berisha, Fisnik Ademi dhe Idriz Balaj. Kurse i dyshuari Gani Kryeziu, është lënë i lirë.

Të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprat penale “Keqpërdorim i pozitës zyrtare apo autoriteti zyrtar”, “Legalizimi i përmbajtjes se pavërtetë” dhe “Deklarim i rremë”.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se Muhaxheri, Gashi, Ademi dhe Balaj, po dyshohen se nga viti 2019 deri në vitin 2022 pa bazë ligjore dhe duke tejkaluar kompetencat kanë favorizuar bordin, si dhe zyrtarë të tjerë nga stafi udhëheqës, me qëllim që të përfitojnë kompensime shtesë.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/