image Ekskluzive: Këta janë tre zyrtarët policorë të suspenduar me kërkesë të IPK-së – Sinjali zbulon emrat

Ekskluzive

Ekskluzive: Këta janë tre zyrtarët policorë të suspenduar me kërkesë të IPK-së – Sinjali zbulon emrat

news image

Gazeta Sinjali mëson ekskluzivisht se me kërkesë të Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK), janë suspenduar tre zyrtarë policorë të Njësisë në Gjakovë, si pjesë e një hetimi të brendshëm që është në zhvillim.

Burime të sigurta të redaksisë zbulojnë emrat e të suspenduarve:

          •        Detjion Hasani

          •        Rozana Nokaj

          •        Altin Azemi

Sipas informacioneve të siguruara nga Sinjali, këta zyrtarë dyshohet se kanë kryer veprime të kundërligjshme gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare. Hetimi është iniciuar nga IPK dhe përfshin shqyrtimin e veprimeve të tyre në raste të ndjeshme që lidhen me zbatimin e ligjit në terren.

Të njëjtit janë në masë suspendimi në pritje të përfundimit të hetimeve disiplinore dhe penale, nëse ato konfirmohen.

/GazetaSinjali/